Paralizohet trafiku ajror në Gjermani, greva në aeroporte

Greva e personelit të sigurisë në 8 aeroporte gjermane po paralizon trafikun ajror. Sipas vlerësimeve, dhjetëra mijëra pasagjerë pritet të qëndrojnë në tokë.

Aeroportet e para të përfshira nga greva ishin ato të Hamburgut, Hanoverit e Bremenit ku greva nisi që në mesnatë e do të zgjasë përgjatë gjithë ditës.

Në orët e para të së martës u bashkua edhe stafi i Frankfurtit. Greva janë njoftuar edhe në Dresden, Mynih e Lajpcig. Në Frankfurt janë anuluar 610 nga 1200 fluturimet e parashikuara.

Në Hamburg u anuluan gati gjysma e fluturimeve, ndërsa aeroporti i Hanoverit i kërkoi pasagjerëve të mos merrnin bagazhe dore për të reduktuar kohën e kontrolleve.

Sindikata që përfaqëson 23 mijë pjesëtarë të sigurisë aeroportuale, kërkon rritje pagash me 20 euro në orë dhe për ato më të ulëtat me 30 përqind.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN