Polonia e shokuar, kryebashkiaku i Dancigut vritet përballë mijëra personave në shesh

Një nga kryebashkiakët më të dashur të Polonisë, Pawel Adamowicz, ndërroi jetë dje në spital nga plagët e marra gjatë një eventi bamirësie që zhvillohej në një nga sheshet e qytetit që drejtonte, Dancig.

Adamowicz ndodhej pikërisht në skenë përpara mijëra personave kur një 27 vjeçar iu afrua, ndoshta duke patur me vete një leje speciale për gazetarë, dhe më pas iu sul me një thikë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse në gjoks.

Atentatori 27 vjeçar i kryebashkiakut polak

Arsyet e gjestit kriminal që ka shokuar gjithë opinionin publik në vend u shpjeguan më pas nga atentatori. I riu rrëfeu që sipas tij ishte arrestuar padrejtësisht pikërisht kur në pushtet ndodhej partia e kryebashkiakut.  

Adamowicz ishte një nga politikanët më liberalë në Poloni

Adamowicz ishte i njohur në Poloni për qasjen e tij liberale, në favor të minoriteteve dhe emigrantëve, duke u përplasur shpesh herë për këto çështje me qeverinë e djathte të presidentit Andrzej Duda.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN