Premçi: Balilit iu plotësuan të gjitha kërkesat, shteti kapitulloi!

Pas dy vitesh e gjysmë në arrati, Kelmend Balili, i mbiquajtur nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit” pranoi t’i dorëzohet drejtësisë shqiptare. 47-vjeçari e meritoi krahasimin me Eskobarin, jo aq për sasitë e drogës qe trafikoi ne Greqi dhe ne vendet e tjera perëndimore, por për aftësinë për t’i shpëtuar kërkimeve te policisë.

Por pse ishte kaq i vështirë arrestimi i Kelmend Balilit? A është ai vërtetë “Eskobari i Ballkanit”? Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve ishin të ftuar në “A2 Debat” Ahmet Premçi, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe gazetari Basir Çollaku.

“Mënyra se si e prezantoi ministri arrestimin e Kelmend Balilin mu duke e pavend, pasi nuk ka asnjë lidhje vetdorëzimi me operacionet policore. Nëse ai ka vendosur kushte nuk kemi të bëjmë me negociata policore, por me negociata diplomatike. Sipas informacioneve që unë kam, Balilit i janë plotësuar të gjitha kërkesat dhe pala e shtetit është plotësisht e kapitulluar në këtë histori”, tha Ahmet Premçi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN