Rama reagon sërish për “Balilin”: Avazi opozitar vazhdon prej 5 vitesh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në Twitter, në lidhje me arrestimin e Kelmend Balilit, duke iu drejtuar edhe një herë opozitës dhe pretendimeve të saj se i akuzuari për trafik ndërkombëtar droge është vetëdorëzuar.

“Kur kapen janë ata që na kapin ne! Kur dorëzohen jemi ne që u dorëzohemi atyre! Kur nuk kapen jemi ne që s’i kapim dhe kur nuk dorëzohen janë ata që na e hedhin! Ky është avazi opozitar prej 5 vitesh e gjysmë po kjo e sotmja u djeg posaçërisht, e s’kanë faj fare, as njëri as tjetri”, shkruan Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN