Shkundet në mesnatë Italia e veriut, dëme të lehta

Një tërmet i ndjerë nga e gjithë popullsia në verilindje të Italisë ka ndodhur pak pas mesnatës.  

Sipas autoriteteve italiane, tërmeti i magnitudës 4.6 ka ndodhur rreth 11 kilometra në afërsi të qytetit të Ravennës, por ka qenë i perceptuar në gjithë verilindjen e Italisë.

Epiqendra sipas Institutit të Sizmologjisë italiane

Popullsia afër epiqendrës ka zbritur në rrugë në mes të natës, e terrorizuar nga ai që sipas ekspertëve ka qenë eventi sizmik më i fortë i 30 viteve të fundit.

Ende po zhvillohen kontrolle për pasojat, por nga analizat paraprake flitet vetëm për dëme të lehta. Gjithsesi, autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e shkollave për ditën e sotme.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN