Shtëpia e Bardhe kthehet në “fast food”, punonjësit pa paga

President Donald Trump talks to the media about the table full of fast food in the State Dining Room of the White House in Washington, Monday, Jan. 14, 2019, for the reception for the Clemson Tigers. (AP Photo/Susan Walsh) ORG XMIT: DCSW101

Një banket me hamburgera, pica e patate të skuqura të shërbyera nga vetë presidenti amerikan Donald Trump. Shtëpia e Bardhë i priti në këtë mënyrë atletët e skuadrës universitare të futbollit Clemson Tigers, fituese e kampionatit të shoqatës kombëtare të atletikës.

Normalisht në dhomën lindorë të shtëpisë së bardhë personeli do të shërbente ushqime më të sofistikuara, por shumë punonjës janë në shtëpi, pa paga për shkak të mbylljes së qeverisë. Për të shmangur polemikat numri një i Uashingtonit sqaroi se e kishte paguar vetë për banketin.

“Ne pritëm ekipin e mrekullueshëm të Clemson, por për shkak të “shutdown”-it porositëm ushqim të mirë amerikan, “fast food”. Ai u pagua nga unë”, tha Trump.

Rreth 1 katërta e qeverisë federale vazhdon të jetë e mbyllur prej 24 ditësh, për shkak të këmbënguljes së Trump për ndërtimin e murit ndarës me Meksikën. Ai i kërkoi Kongresit 5.7 miliardë dollar për financimin e projektit por demokratët e refuzuan kërkesën.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN