U17, Shqipëria mundet edhe nga Turqia

Kombëtarja e nën 17-vjeçarëve është mundur edhe në miqësoren e dytë, atë kundër Turqisë në kuadër të turneut ‘Mercedez Benz Eixhin Cup’.

Përballë vendit organizator, skuadra që drejtohet nga trajneri Elvin Beqiri ka humbur në shifrat 3-1.

Goli i vetëm i kuqezinjve në këtë takim u shënua nga kapiteni Mitaj në fundin e pjesës së parë.

Kombëtarja shqiptare do të luaj ndeshjen e saj të fundit në këtë turne, më 17 janar përballë moshatarëve nga Moldavia.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN