Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vrasja e 3-fishtë në Tiranë, flasin fqinjët: Ishin familje e mirë

Nga A2 CNN
15 Janar 2019, 13:27 | Kronikë
Vrasja e 3-fishtë në Tiranë, flasin fqinjët: Ishin familje e

Konfliktet e pronësisë u bënë shkak për një vrasje të 3-fishtë në Tiranë ditën e hënë, kur dhëndri qëlloi për vdekje vjehrrin dhe vjehrrën, ndërsa ka vrarë edhe veten.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit të së hënës, në rrugën “Kristaq Mone”, në Unazën e Re. Në fillim, 52-vjeçari Majlind Lila, me origjinë nga Burreli, vrau me pistoletë vjehrrin e tij Bujar Mata, 63 vjeç dhe më pas qëlloi vjehrrën Valentina ose Xhevrie Mata, 52 vjeçe, me origjinë nga Korça. Në fund ai la armën në banesë dhe u hodh nga ballkoni i katit të dytë, duke gjetur vdekjen tek kangjellat.

Për këtë ngjarje teje të rëndë kanë folur edhe fqinjët, të cilët rrëfejnë si e njihnin këtë familje.

“Ka qenë njeri shumë i mirë, familje e mirë. Ka dy fëmijë, djal dhe vajzë”, shprehet një prej fqinjëve.

“Bujarin e kemi pasur komshi. Kurrë ndonjëherë nuk ka pasur ndonjë problem. Ishte njeri i mirë, njeri i urtë. Unë u habita kur e kam parë në televizor, më erdhi shumë keq”, thotë një tjetër.

Nga ana tjetër mësohet se autori i masakrës ishte kthyer prej 2 ditësh nga Suedia, ndërsa bashkëshortja e tij, Nevila, ndodhej ende atje me vajzën 6 vjeçe. Qëndrimi i saj në Suedi dhe konfiskimi i një banese tek “Freku” për mosshlyerjen e kredisë, mësohet se janë shkaqet paraprake të ngjarjes së rëndë, ndërsa Lila njihej si konsumator i pijeve alkoolike dhe bashkëshortja e kishte denoncuar disa herë për dhunë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë