Zyrtare: Sadiku largohet nga La Liga

Armando Sadiku dhe Lugano. Është historia e një dashurie që nuk përfundon kurrë. Sulmuesi shqiptar rikthehet për herë të tretë në klubin e Superligës zvicerane.

Pikërisht ajo ishte skuadra që e ndihmoi të realizonte kalimet në Poloni te Legia e Varshavës dhe më pas në La Liga-n spanjolle, te Levante.

Formula e kalimit të Sadikut te Lugano është ajo e huazimit deri në fund të sezonit. Një mënyrë që sulmuesi kuqezi të rikuperohet maksimalisht. Edhe pse prej dëmtimit në ligamentin e gjurit dhe operacionit 27-vjeçari nuk ka luajtur asnjë minutë në këtë edicion, Levante e cilëson një element mjaft të rëndësishëm për të ardhmen.

El Levante UD y el FC Lugano acuerdan el traspaso de Armando Sadiku http://1909.es/0FbY5

Gepostet von Levante UD am Dienstag, 15. Januar 2019

Armando Sadiku u rikthye në stërvitje në mesin e muajit dhjetor dhe gradualisht po rigjen formën më të mirë fizike. Kalimi në Zvicër cilësohet si një mundësi mjaft e mirë që sulmuesi të rigjejë minutat në fushë dhe ritmin e lojës.

Pas kryerjes së vizitave mjekësore, stafi mjekësor i Levantes miratoi huazimin, me shpresën se Lugano do ta ndihmojë kuqeziun të rikthehet në nivelin më të mirë. 38 gola në 62 ndeshje me bardhëzinjtë janë kartëvizita më e mirë e sulmuesit, me ndihmën e të cilit skuadra e re shpreson të largohet nga zona e mbijetesës në Superligën zvicerane.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN