Balla: Cakaj ministër sapo të zgjidhet ngërçi nga Kushtetuesja

Taulant Bala u shpreh pas mbylljes së seancës së jashtëzakonshme në Parlament se Gent Cakaj do të jetë ministër i Jashtëm menjëherë sapo të zgjidhet ngërçi me Presidentin nga Gjykata Kushtetuese.

“Vota e 25 qershorit të 2017 ka qenë historike dhe ky mandat është kaq i rëndësishëm për të çuar përpara reformat. Mandatet e ministrave nuk janë karta anëtarësimi. Më vjen keq që opozita nuk di të shfrytëzojë mekanizmat e debatit parlamentar. Në jemi të gatshëm që nesër nëse opozita kërkon një mocion me debat, por ajo duhet bërë në bazë të rregullores. Interpelancë më ministrin? Duhet bërë në bazë të rregullores. Sesioni i jashtëzakonshëm u thirr nga Kryeministri sepse jemi mes dy sesionesh parlamentare. Kryeministri kërkoi të mos humbej më kohë kotë. Ne na vjen keq që Presidenti nuk na bëri të mundur të votojmë edhe dekretin e ministrit të Jashtëm, i cili duhet të kishte qenë që javën e kaluar. Sapo Gjykata Kushtetuese të zgjedhë këtë ngërç, zotin Cakaj do ta kemi në kabinetin tonë, deri atëherë këtë post do ta marrë Kryeministri”, tha Balla.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN