Basha: Opozita do të udhëheqë revoltën kundër Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar se opozita e bashkuar do të nisë shumë shpejt protestat kundër qeverisë.

Pas seancës të jashtëzakonshme parlamentare të mbajtur pak orë më parë, krerët e partive opozitare u mblodhën në selinë e Partisë Demokratike, nga ku dolën edhe me vendimin.

“Vendi po rrëshqet drejt autoritarizmit dhe diktaturës. Edi Rama ka një Parlament privat për të shkatërruar interesat kombëtare, ka ndërtuar një qeveri private për të vjedhur qytetarët. Opozita është e vendosur t’i japë fund krizës politike dhe ekonomike ku është futur vendi. Prandaj ne do të udhëheqim revoltën qytetare me protesta popullore në të gjithë vendin deri në rrëzimin e Edi Ramës”, tha Basha për gazetarët.

Të shtunën, Partia Demokratike mbledh edhe këshillin kombëtar për të vendosur ditën kur do të nisin protestat.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN