Dorëzimi i “Eskobarit” shqiptar, domethënia e një negociate

Klemed Balili përfundoi pas hekurave një ditë më parë, duke rrëmbyer të gjithë vëmendjen e opinionit në vend, por edhe më gjerë.

Për të hedhur më shumë dritë mbi dorëzimin apo arrestimin e Balilit ishte i ftuar në Ditarin e orës 13:00 eksperti i sigurisë Arjan Dyrmishi.

“Nuk ka një protokoll fiks operacional për të komentuar se është realizuar si duhet apo jo. Në këtë rast përfshirja e drejtorit të përgjithshëm mund të vlerësohet si një shkallë më e lartë përgjegjësie. Nuk ka shumë rëndësi fakti u dorëzua apo u arrestua, e rëndësishme që është pas hekurave”, tha ndër të tjera Dyrmishi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN