ISIS atentat në Siri, vriten pjesëtarë të shërbimit amerikan

ISIS ka marrë përsipër një shpërthim vdekjeprurës me bombë në Manbixh të Sirisë. Në këtë sulm humbën jetën disa anëtarë të shërbimit amerikan në këtë qytet. Kjo është konfirmuar nga Koalicioni anti-ISIS i drejtuar nga SHBA.

Megjithatë nuk bëhet i ditur numri i saktë i viktimave. Por një agjenci kurde e lajmeve raportoi se 3 ushtarë amerikanë, dy oficerë sigurie dhe 13 civilë humbën jetën nga shpërthimi me bombë. Forcat amerikane gjenden në Manbixh për të mbështetur luftëtarët kurdë dhe arabë që kanë larguar militantët e ISIS jashtë zonës lindore të Sirisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN