Korruptoi ish presidentin, El Chapo bleu lirinë!

Pagoi 100milionë dollarë për të korruptuar ish presidentin, Enrique Pena Nieto, në mënyrë që të lëvizte i lirë në vend.

 Kjo është dëshmia e krahut të djathtë të Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, e dhënë në gjyqin ndaj bosit famëkeq të drogës.

Këto deklarata trazojnë politikën në Meksikë. Vetë El Chapo pretendoi se Pena Nieto i kishte thënë se nuk ka nevojë që të jetojë duke u fshehur.

Dëshmitari Alex Cifuentes, në seancë ripërsëriti se kishte informuar autoritetet amerikane në 2016 për këtë rast korrupsioni. Sipas tij, kishte qenë vetë Pena Nieto që kishte kërkuar kontakt me drejtuesin e kartelit të Sinaloas, duke I kërkuar 250 milionë dollarë në këmbim të lirisë.

Cifuentes thotë se pagesa është bërë në vitin 2012, kur Pena Nieto ishte president i zgjedhur. Kjo është akuza më e rëndë që ka dalë në gjyqin ndaj bosit të drogës, që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto

El Chapo u ekstradua në SHBA në 2017 dhe akuzohet për trafikim kokaine, heroine dhe lloje të tjera droge, si drejtues i Kartelit të Sinaloas.

 Ky kartel konsiderohet më i fuqishmi në botë dhe më i rrezikshmi për shkak të numrit të madh të vrasjeve të kryera në Meksikë dhe më gjerë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN