Parlamenti mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme

Përpara nisjes normale të sesionit të ri parlamentar më 21 janar, Kuvendi do të mbajë ditën e sotme një seancë të jashtëzakonshme.

Mësohet se seanca do të nisë në orën 17:00, ndërsa urdhri është nxjerrë nga Gramoz Ruçi pas një mbledhje të zhvilluar me kërkesë të kryeministrit Rama.

Seanca e jashtëzakonshme do të mbahet për miratimin e dekreteve të Presidentit për ministrat e rinj të qeverisë “Rama”.

Një ditë më parë, në përfundim të konferencës së kryetarëve, tre krerët e grupeve u prononcuan për median, sipas Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit, Rama po uzurpon edhe legjislativin, duke thirrur seancë antikushtetuese. Në emër të mazhorancës socialisti, Taulant Balla, bëri thirrje për votim të reformës zgjedhore, duke përdorur dhe teknologjinë që në zgjedhjet e qershorit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN