Rita Ora, në shtrat me Kate Moss! – FOTO

Në muajin gusht të vitit të kaluar, Rita Ora nënshkroi një kontratë me agjencinë e supermodeles Kate Moss, por duket se marrëdhënia mes vajzave e kalon atë profesionale.

Së fundmi, këngëtarja tejet e suksesshme me origjinë shqiptare ka vendosur ta urojë për ditëlindje modelen në një mënyrë mjaft të veçantë.

Rita ka postuar një foto në profilin e saj të “Instagram”-it ku shihet në shtrat së bashku me Kate Moss, ndërsa bashkëngjitur ka shkruar: “Është vetëm një KM. Urime ditëlindjen! Ti bënë shumë për të gjithë dhe kjo është dita jote! Ti meriton botën! Të dua gjithë dhe përgjithmonë dhe jam shumë e lumtur që je shoqja ime”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN