Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rrëzimi i ujdisë për Brexit, May përballet me votëbesim

Nga A2 CNN
16 Janar 2019, 11:38 | Bota

Kryeministrja Theresa May përgatitet për një tjetër ditë të vështirë në parlament ku tashmë do të luftojë për postin e saj.

 Laburistët kërkuan votëbesim për qeverinë e May e zgjedhje të reja pasi marrëveshje e Brexit u refuzua me shumicë dërrmuese nga ligjvënësit, me 432 vota kundër e 202 pro.

Votëbesimi pritet të zhvillohet rreth orës 19 të pasdites.  Nëse do t’i mbijetojë sprovës së radhës, May tha se do të kthehet në dhomën e komunëve me një plan alternative javën e ardhshme.

Qeveria nuk i beson syve për numrat e disfatës në Parlament

“Dhoma e komunëve foli dhe qeveria do të dëgjojë. Është e qartë se nuk e mbështesni këtë marrëveshje, por votimi i sotëm nuk na thotë asgjë mbi atë që ju mbështesni. Asgjë mbi mënyrën se si keni ndërmend të përmbushni vullnetin e popullit britanik”, ishte deklarata dramatike e kryeministres pas votimit.  

Ndërkohë, pas kryeministres, fjalën e mori Jeremy Corbyn i cili duke njoftuar për votëbesimin deklaroi  që “rezultati i votimit të sotëm shënon disfatën më të rëndë për një qeveri që prej viteve 1920-të. Kjo është një mundje katastrofike. Pas dy vitesh negociatash të dështuara, dhoma e komunëve dha vendimin e saj për Brexit dhe ai është vendimtar”.

Jeremy Corbyn

Votëbesimi do të pasojë një debat 6 orësh në parlament. Pavarësisht se nuk e mbështetën ujdinë që kryeministrja negocioi me Brukselin, rebelët konservator pritet të radhiten krah saj në votëbesim. Mbështetësi i flaktë i shkëputjes nga BE, Boris Johnson tha se disfata i kishte dhënë May-t mandatin për të rinegociuar një marrëveshje më të mirë me Brukselin.

Shumë paralajmërojnë për rrezikun e një Brexiti pa marrëveshje, diçka që do të shkaktonte kaos në porte dhe do të dëmtonte rëndë industrinë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani