Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shtyhen me 3 muaj hetimet për ish-ministrin Tahiri

Nga A2 CNN
16 Janar 2019, 12:24 | Aktualitet
Shtyhen me 3 muaj hetimet për ish-ministrin Tahiri

Shtyhen sërish me tre muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Shtyrja e hetimeve, është bërë pritja e dy letër-porosive të reja nga Italia, nga ku kërkohet informacioni mbi disa hyrje-dalje të personave që janë nen hetim.

Verifikimi do të kryhet për një udhëtim me skaf të ish-ministrit dhe personat që kanë udhëtuar në të. Hetimet ndaj ish ministrit të Brendshëm, nisën tetorin e vitit të shkuar, nën dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë.

Për grupin Habilaj prokuroria mbylli hetime dhe dërgoi dosjen për shqyrtim në gjykatë. Përveç trafikut të drogës, Prokuroria e akuzon ish-ministrin Tahiri edhe për falsifikim dokumentesh.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani