Ballkani ndjek më vëmendje rastin e Balilit

Arrestimi i Kelmend Balilit është ndjekur me interes të madh në rajon, duke u pasqyruar në disa prej mediave kryesore.

Bosi i akuzuar i drogës i dorëzohet policisë, shkruan “Ekathimerini”. Gazeta greke pohon se Balili kishte mundur t’i shpëtonte kapjes që prej majit të 2016-tës falë rrjetit të mbështetësve në Sarandë dhe lidhjeve të pretendura politike.

Rasti i tij, thotë “Kathimerini” hodhi dyshime në aftësitë e Shqipërisë anëtare të NATO-s për të luftuar bosët e mëdhenj të drogës.

“Pablo Eskobari i Ballkanit, për vite i shpëtoi policisë po diçka e papritur ndodhi”, është titulli i kroates “Dnevnik”.

“Al Jazeera” e Ballkanit shkruan se Shqipëria e kishte vënë arrestimin e Balilit mes prioriteteve të saj, për shkak të zgjerimit të rrjetit të trafikantëve. Media boshnjake “Sllobodna Bosna” shkruan se Balili ishte lidhja kryesore për trafikun të drogës në Ballkan.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN