Sulmi terrorist në hotel, publikohen pamjet

Të paktën 14 persona mbetën të vrarë një ditë më parë në një sulm terrorist që ndodhi në një hotel në Kenia, ku mes viktimave pati edhe turistë.

Sulmi ndodhi në një hotel në Nairobi të martën rreth orës 15:00 me atë lokale, kur katër persona arritën të futen në ambientet e hotelit.

Presidenti i Kenia, Uhuru Kenyatta, konfirmoi 14 të vdekur nga ky sulm terrorist. Ai tha se janë vrarë edhe 3 terroristë të cilët besohet të jenë pjesë e grupit al-Shabaab. Ditën e sotme janë publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat tregojnë 3 terroristë të futen në ambientet e hotelit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN