Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Superkupa, Juventus dhe Milan kërkojnë të "tetën"

Nga A2 CNN
16 Janar 2019, 11:06 | Futboll

Luhet pasditen e kësaj të mërkure, finalja e Superkupës së Italisë mes Juventus dhe Milanit. Në finalen e 31-të e të këtij evenimenti që do të zhvillohet në “King Abdulla Stadium” në Arabinë Saudite, do të përplasen 14 Superkupa të Italisë pasi Juventus dhe Milan mbajnë rekordin me nga 7 trofe të tillë.

Në letër, "Zonja e vjetër" është dukshëm superiore megjithatë në finalen e fundit që këto dy skuadra janë përballur, fati i ka buzëqeshur kuqezinjve të Milanit.

Stadiumi King Abdulla, ku do të luhet finalja

Tekniku Genaro Gatusso kërkon vendosmëri tek të tijët ndërsa komenton edhe çështjen Higuain.
“Dua një skuadër që të futet në fushë dhe të luajë pa frikë. Sa i përket Higuain, nuk më ka thënë kurrë që do të largohet. Është në formë mjaftë të mirë, dhe është i lumtur për sa kohë nuk aktron. Ka gjithashtu një frymë bashkëpunimi shumë të mirë me skuadrën ndaj me 90 % do të jetë titullar”, u shpreh trajneri milanist.

Nga ana tjetër homologu i tij Allegri, kërkon të fitojë gjithçka dhe sfida ndaj Milan është një test i shkëlqyer në prag të ndeshjeve të Champions.

Pritet një ndeshje mjaft e "ndezur", me ex si Higuain

“Diferenca prej 22 pikësh në kampionat zerohet përpara kësaj finaleje. Përballë Milanit duhet të jemi të përulur. Ky do të jetë një test i shkëlqyer në prag të ndeshjes ndaj Atletikos. Dua të fitojmë çdo trofe të mundshëm deri në fund të sezonit. Ronaldo rrit ndjeshëm vlerën e skuadrës”, tha Allegri.

Derbi i italisë do të luhet në orën 18:30 dhe do të gjykohet nga italiani Xhanluka Banti.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli