Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

"Telekom Albania" blihet për 50 milionë dollarë nga bullgarët

Nga A2 CNN
16 Janar 2019, 13:25 | Ekonomi
"Telekom Albania" blihet për 50 milionë dollarë nga

Me një deklaratë zyrtare të OTE, që zotëron aksionet e Telekom  Albania, u njoftua shitja e kompanisë së telekomunikacioneve një kompanie bullgare, Albania Telecom Invest AD, për një vlerë 50 milionë dollarë.

Albania Telecom Invest AD drejtohet nga Z. Spas Roussev, pronar i operatorit të telekomunikacioneve  bullgare Viacom, dhe investitorit me origjinë Shqiptare Elvin Guri.  

Sipas Michael Tsamaz, drejtor ekzekutiv i OTE, “Shitja e Telekom Albania përmbyll investimin e suksesshëm të grupit OTE në Shqipëri. Është një vendim strategjik i Grupit OTE i cili po ridimensionon prioritetet dhe planet afatgjata të zhvillimit, në mënyrë që të krijojë vlerë të shtuar për aksionerët dhe të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm”.

Bëhet e ditur që procedurat përmbyllëse priten të përfundojnë në gjysmën e parë të vitit 2019.

A2 CNN Livestream

Dita jonë