Trofeu i parë për Ronaldon te Juve, dorëzohet Milan

Juventus arrin të fitojë Superkupën e Italisë duke mundur minimalisht Milanin 1-0, falë një goli të Cristiano Ronaldos në pjesën e dytë.

Portugezi kërceu bukur me kokë nga afër, pasi mori një top tepër të saktë nga Miralem Pjanic. Para se bardhezinjtë të kalonin në epërsi, Milani goditi edhe traversën me Cutronen – i cili luante titullar në vend të Higuain – por pas pësimit të golit, skuadra e Max Allegrit mori lojën në kontroll, ndihmuar edhe nga përjashtimi i Kessie për një ndërhyrje të ashpër ndaj Bentancur.

Ky ishte edhe trofeu i parë për Ronaldon me Juventusin, edhe pse tepër i vogël në krahasim me të tjerët që klubi torinez synon të fitojë me blerjen e numri 7 për 112 milionë euro nga Real Madrid.

Të hënën, bardhezinjtë rikthehen të luajnë në kampionat, kundër Chievos, ndërsa Milani përballet me Genoan në të njëjtën ditë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN