Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Zhgënjen Reali, Atletico jashtë Kupës

Nga A2 CNN
16 Janar 2019, 23:57 | Futboll
Zhgënjen Reali, Atletico jashtë Kupës

Surpriza në Kupën e Mbretit në Spanjë, ku u konfirmua kriza e skuadrave madrilene. Atletiko barazoi 3-3 në shtëpi përballë Girona-s, rezultat që e eliminoi ekipin e Diego Simeones nga turneu.

Ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1 dhe Girona kualifikohet në çerekfinale falë golave në fushën kundërshtare.

Zhgënjeu edhe Reali i Madridit, që u mposht 1-0 në fushën e Leganes. Humbja gjithsesi nuk ndikoi në ecurinë e “Los Blankos”, të cilët u kualifikuan pas fitores 3-0 në takimin e parë.

Humbje 1-0 në shtëpi për Sevilla-n, por edhe andaluzët vazhdojnë më tej.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu