Ajo vezë është raciste! Ferrero kërkon ndjesë për surprizën që i ngjason Trump! – A2

Ajo vezë është raciste! Ferrero kërkon ndjesë për surprizën që i ngjason Trump!

Vezët e Kinder Ferrero kanë qenë historikisht një nga simbolet e fëmijërisë qysh nga vitet ’70, kur filloi shitja e tyre. Lodrat që ndodhen brenda vezëve prej çokollate kanë bërë kuriozë fëmijë, por edhe të rritur, saqë ekziston një treg ndërkombëtar koleksionimi për to.   

Por ndonjëherë, surpriza mund të mos jetë shumë e mirë menduar.

Një nga këto po shkakton protesta gjithmonë e më të mëdha në rrjetet sociale. Një vezë lodër, simbol i produktit, me flokët shumë të ngjashëm me ato të Trump,  i cili mban tre tullumbace me gërmën “K”.

Çdokush simbolin KKK e asocion me historinë famëkeqe e Ku Klux Klanit, organizatës raciste ende e pranishme në Shtetet e Bashkuara.

Organizata raciste Ku Klux Klan

Në rrjetet sociale gjykimet, gjithsesi negative, ndahen në mbështetësit e Trump që akuzojnë lodrën se po kritikon politikat e presidentit, dhe ato që mendojnë se lodra mbështet politikat e tij, dhe shpërndan një mesazh racist.

Kompania prodhuese e vezës, Ferrero, shpërndau një deklaratë zyrtare për të mohuar çdo akuzë: “Nuk kishim ndër mend në asnjë moment t’i referoheshim Ku Klux Klanit, dhe kërkojmë ndjesë për të gjithë që u ndjenë të fyer”. Prodhimi i lodrës është tashmë bllokuar, dhe ata që e kanë blerë mund ta zëvendësojnë falas.

Por besohet që nuk do të jenë të paket ata që do ta mbajnë lodrën “raciste”, duke shpresuar në rritjen e vlerës së saj si pjesë koleksioni.  

Shkarkoni aplikacionin e A2