“Boden e quanin kryetar kooperative, sot e emërojnë si përfaqësuesin e tyre”

Ervin Salianji dhe Alfred Peza debatuan në A2 edhe për emërimin e Ridvan Bodes si anëtar të këshillit mbikëqyrës të Basnkës së Shqipërisë, një vendim ky i shumëdiskutuar në javët e fundit.

“Partia Socialiste e ka akuzuar për korrupsion Ridvan Boden, Edi Rama ka marrë votat duke thënë se Bode është i korruptuar. Për këtë mban përgjegjësi edhe para elektoratit të vet, pasi e kanë emëruar si përfaqësuesin e tyre ndërkohë që e quanin kryetar kooperative”, tha Salianji.

“Zoti Bode ka qenë 8 vjet ministër i Financave, ka qenë sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike. Por me këtë kulturë politike që kemi, mund të jenë thënë edhe gjëra të tilla. Por në momentin që ai brenda profesionit vazhdon karrierën, pasi Partia e vet e përjashtoi në mënyrë të turpshme, ky është luks i shfrenuar për këtë vend”, iu përgjigj Peza.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN