Çuçi: Presidenti të mos bëjë politikë

Mosdekretimi i Edi Ramës në postin e ministrit të Jashtëm është komentuar edhe nga një prej ministrave të rinj të kabinetit, Bledi Çuçi. Ministri i Bujqësisë tha në “I Ftuari” me Endri Xhafon, se mazhoranca nuk ka asnjë përplasje me Presidentin, por nuk dakordësohet me vendimin e tij për dy dekrete të munguar.

“Edi Rama duhet të ishte patjetër në sallë si ministër i Jashtëm. Por absurd mbetet fakti i mosdekretimit të shkarkimit të ministrit Bushati, duke kaluar çdo afat kushtetues” tha Çuçi. “Presidenti është figurë politike, por nuk duhet ta shfrytëzojë postin për interesa të ngushta politike, por duhet të përfaqësojë interesat e popullit dhe të mos bëjë politikë me zbatimin e Kushtetutës”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN