Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Euro godet eksportet, situata ekonomike e përkeqësuar

Nga A2 CNN
17 Janar 2019, 16:41 | Ekonomi
Euro godet eksportet, situata ekonomike e përkeqësuar

Eksportet shqiptare janë në rënie, për herë të parë që nga Qershori 2017. Paralajmërimi i eksportuesve se rënia e euros po shkatërron këto sipërmarrje është vërtetuar në Dhjetor, kur eksportet e mallrave ranë me 380 milionë lekë.

Sektori që është goditur më shumë janë fasonët e veshjeve dhe këpucëve, të cilët përbëjnë edhe shtyllën e eksporteve shqiptare. Vetëm në muajin e fundit të 2018, grup mallrat tekstile, këpucë dhe lëkurë ranë me 525 milionë lekë.

Ndikimi i kursit të këmbimit në ekonomi reflektohet edhe në ecurinë e eksporteve gjatë vitit, që janë ulur më tepër pas çdo leku të fituar ndaj euros.

Për vitin që lamë pas, të dhënat tregtare flasin për një rritje të eksporteve me 13.7% dhe një rritje të importeve me 2.4%. Përmes kësaj ecurie, deficiti tregtar është ulur me 22 milionë lekë.

Të dhënat e dhjetorit janë të rëndësishme edhe për faktin se i shtohen treguesve të tjerë që flasin për një ngadalësim të ekonomisë dhe rënie të besimit nga bizneset e konsumatorët, duke shtuar retë mbi një perspektivë tashmë të zymtë ekonomike.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu