Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Grima del nga burgu, lihet në arrest shtëpie

Nga A2 CNN
17 Janar 2019, 20:28 | Futboll
Grima del nga burgu, lihet në arrest shtëpie

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lehtësuar masën e sigurisë për ish-portierin e Vllaznisë, Armir Grima, i arrestuar me 22 shtator të vitit të kaluar në Shkodër.

Seanca është mbajtur ditën e sotme dhe Krimet e Rënda kanë vendosur arrest shtëpie për Grimën me kërkesë të avokatëve të tij. Ndërsa prokuroria kërkoi lënien në masën e arrestit me burg.

Mbi ish-portierin rëndon akuza e trukimit të ndeshjeve dhe jo vetëm, pasi ishte në listën e të arrestuarve në një mega operacion të policisë zhvilluar disa muaj më parë.

Për shkak të futjes së tij në këtë listë, në shtator edhe Federata Shqiptare e Futbollit e pezulloi nga detyra e trajnerit të kombëtares së femrave.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani