Haradinaj për vizitën e Putin: Serbia në Bashkimin Sovjetik

Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj komentoi vizitën e Presidentit rus, Vladimir Putin ne Beograd. Ai thumboi Serbinë duke thëne se nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të anëtarësohet ne Bashkimin Sovjetik.

“I shoh marrëveshjet ekonomike mes Serbisë dhe Rusisë dhe më duket se nuk i ka mbetur gjë tjetër Serbisë vetëm anëtarësimi në BRSS (Bashkimi i Republikave Sovjetike Socialiste). Ndërsa ne në Kosovë operojmë me euro dhe ekonominë tonë dhe drejtimin politik dhe të sigurisë e kemi orientuar nga integrimi euroatlantik”, tha Haradinaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN