Negociatat, Blok: Holanda në pritje të raportit të KE

Holanda, vendi më skeptik për integrimin e Shqipërisë në BE, është në pritje të leximit të raportit të Komisionit Europian.

Stef Blok, ministri i Jashtëm i Holandës, gjatë konferencës së përbashkët me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, tha se janë bërë përparime, por ende nuk ka asnjë vendim.

“Ne jemi të angazhuar për perspektivën europiane ama në bazë të progresit të dukshëm dhe konkret. Është i njëjti mesazh që u kam dhënë vendeve aspiruese. Është mëse logjike që unë të përdor të njëjtat kritere edhe për shtetet aktuale inspiruese për në BE. Jemi shumë të përkushtuar që ta ndihmojmë Shqipërinë që të bëjë progres. Duam që nga secili vend aspirues të arrijmë më tej”, tha Blok.

Nga ana e tij, kryediplomati shqiptar foli për përparimet që janë bërë në shumë drejtime.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN