Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Princi Philipp përplaset me Range Rover | FOTO

Nga A2 CNN
17 Janar 2019, 19:28 | Bota

Princi Philipp, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II, është përfshirë në një aksident me makinë, konfirmoi Buckingham Palace.

97-vjeçari nuk është dëmtuar në incidentin e ndodhur pranë rezidencës së Mbretëreshës në Norfolk, por mësohet se ai ishte vetë në timonin e makinës tip Range Rover dhe po dilte nga rruga kryesore kur u përplas me një mjet tjetër.

Sipas dëshmitarëve, makina e Dukës së Edinburgut u përmbys pas përplasjes. Persona që gjendeshin aty pranë ndihmuan Princin Philipp të dilte nga makina, dhe thanë se ishte i tronditur, por i vetëdijshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë