Putin arrin në Serbi: Perëndimi po destabilizon Ballkanin

Presidenti rus Vladimir Putin mbërrin në Serbi. Vizita  e tij bëhet në përpjekje për të thelluar bashkëpunimin më një vend që kërkon ti bashkohet BE-së. 

Në prag të vizitës në Beograd, Putin akuzoi SHBA dhe disa vende të tjera perëndimore, se po përpiqeshin të dominonin në Ballkan duke tërhequr Malin e Zi në Nato dhe duke u përpjekur të anëtarësojnë Maqedoninë në aleancën perëndimore ushtarake.

Putin takon Vucic në kryeqytetin serb

Siguria do të jetë e lartë në kryeqytetin serb. Avionë ushtarakë MiG shoqëruan avionin e Putin ndërsa në Beograd janë mobilizuar 7 mijë policë.

Banorëve u është kërkuar të mos dalin nëpër ballkone në momentin e kalimit të eskortës së liderit të Kremlinit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN