Putin: BE është ndërmjetësues për dialogun Kosovë-Serbi, por nuk ka bërë asgjë – A2

Putin: BE është ndërmjetësues për dialogun Kosovë-Serbi, por nuk ka bërë asgjë

Në konferencën e përbashkët për shtyp të Vladimir Putin dhe Aleksandar Vucic, të dy liderët u ndalën te Kosova dhe ngecja e bisedimeve.

“Rusia dhe Serbia mbështesin arritjen dhe mbajtjen e një situate të qëndrueshme në Ballkan. Serbia e di qëndrimin tonë shumë mirë. Ne mbështesim një zgjidhje të bazuar në rezolutën e Këshillit të Sigurisë, 1244, sa i përket çështjes së Kosovës. Fatkeqësisht ka pasur disa provokime nga autoritetet kosovare që përshkallëzuan situatën. Po flas për formimin e të ashtuquajturës ushtri të Kosovës, që shkon kundër rezolutës, e cila përjashton krijimin e çdo grupimi ushtarak. Rusia është shumë e shqetësuar për këtë zhvillim. Ne besojmë se këto veprime të Kosovës çojnë në destabilizimin e Ballkanit”, tha Putin. “Bashkimi Europian është ndërmjetësues për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk ka bërë asgjë”.

Ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vucic, u shpreh: “Serbia është e gatshme për bisedime dhe kompromis me shqiptarët, por nuk do të pranojmë poshtërim”.

Shkarkoni aplikacionin e A2