Rritet ndjeshëm importi i automjeteve, 32 milionë euro më shumë

Tregtarët e automjeteve importuan më shumë automjete të përdorura, para hyrjes në fuqi të udhëzimit për ndalimin e makinave të prodhuara para 2009-ës.

 Të dhënat e doganave regjistruan një hyrje prej 231 milionë eurosh në vlerë automjetesh për periudhën Janar-Nëntor 2018.

Duke shtuar edhe ecurinë e parashikuar të dhjetorit, kjo përkthehet në 32 milionë euro më shumë se 2017 dhe 64 milionë euro më shumë se në 2016. Importet u përshpejtuan gjatë muajve të fundit të vitit, kur ndalimi u bë zyrtar.

Ndërsa vendet kryesore të origjinës mbeten Gjermania dhe Italia. Me vendimin tashmë në fuqi, shitësit parashikojnë një rritje të vlerës mesatare të automjeteve, për shkak të modeleve më të reja dhe numrit të kufizuar të makinave të vjetra me çmim më të ulët.

Njëkohësisht pritet një rritje e ndjeshme e shitjeve të makinave me kilometrazh 0 nëpër koncesionarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN