Shpërthehet bankomati në Vorë, 50 metra nga komisariati

Sipas informacioneve, një bankomat në Vorë është sulmuar sot nga persona ende të paidentifikuar.

Punonjësit e bankës ende po punojnë për të zbuluar dëmin efektiv. Ngjarja ka ndodhur në një godinë në rikonstruksion të pjesshëm.

Disa prej dëshmitarëve, që ndodhen në një bankë afër, kane dëgjuar një shpërthim por nuk dihet a kanë përdorur efektivisht  tritol. Edhe pse ende e pakonfirmuar, dyshohet se është grabitur një shumë parash.

Vendngjarja e grabitjes

Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që komisariati ndodhet rreth 50 metra nga dega e bankës në fjalë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN