Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sokol Cikalleshi transferohet te Akhisar

Nga A2 CNN
17 Janar 2019, 14:15 | Futboll
Sokol Cikalleshi transferohet te Akhisar

Sokol Cikalleshi i jep fund dilemave për të ardhmen. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të nisë një aventurë të re, në një skuadër që e njeh mjaft mirë.

Vetëm pak orë pasi i dha fund bashkëpunimit me Goztepe, 28-vjeçari kthehet te Akhisari, skuadër me të cilën është aktivizuar në gjysmën e parë të vitit 2017. Për të blerë kartonin e sulmuesit u paguan një milionë euro.

Cikalleshi firmosi kontratë për 3 vjet e gjysmë me ekipin e ri, duke shpjeguar se mes tre ofertave ai zgjodhi t’i bashkohet klubit ku ndihet sinë shtëpinë e tij. Në këtë mënyrë, sulmuesi do të vazhdojë të luajë në Superligën turke, ku cilësohet një përforcim i rëndësishëm për skuadrën në garën për mbijetesë.

Akhisarspor do të jetë klubi i tretë në këtë sezon për Sokol Cikalleshin, me transferimin që është realizuar falë një hapësire në rregullore. Një futbollist mund të aktivizohet vetëm me dy ekipe gjatë një edicioni, por duke qenë se Osmanlispori luan në Ligën e Parë turke, kavajasit i’u krijua mundësia t’i bashkohej klubit të ri, i cili militon në elitën e futbollit turk, ashtu si edhe Goztepe.

Me kalimin te Akhisari, Cikalleshi do të gjejë hapësirat munguara në gjysmën e parë të këtij sezoni. Në këtë kuadër, ky transferim i shërben edhe Kombëtares shqiptare, në prag të kualifikueseve të Europianit2020, që nisin në muajin mars.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli