Tsipras fiton votëbesimin, dritë jeshile për “emrin” – A2

Tsipras fiton votëbesimin, dritë jeshile për “emrin”

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, i mbijetoi të mërkurën një votëbesimi në parlament, duke eleminuar një pengesë të madhe për miratimin e marrëveshjes për emrin me Maqedoninë dhe duke shmangur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Kryeministri Tsipras e kërkoi votë besimin pas dorëheqjes së partnerit të koalicionit qeverisës, Panos Kammenos dhe grekëve të tij të pavarur, në shenjë proteste ndaj marrëveshjes për emrin, që u nënshkrua mes  Athinës dhe Shkupit vitin e kaluar.

Parlamenti mbështeti kryeministrin Tsipras me 151 vota, duke e kaluar pragun e nevojshëm në parlamentin prej 300 vendesh.

Shkarkoni aplikacionin e A2