Vajza që fitoi sfidën më të re në internet

Kur ishte vetëm 6 vjeç ajo u shpall vajza më e bukur në botë, pasi një fotografi e saj doli në kopertinën e “Vogue Enfants”.

Por këtë javë, Thylane Blondeau, u rikthye në qendër të vëmendjes, pasi u bë pjesë e sfidës “#10yearchallenge”, ku njerëzit postojnë në rrjete sociale foto të dhjetë viteve më parë krahas fotos së tanishme.

Foto e famshme e Thylane është realizuar në vitin 2007, ndërsa sot, ajo është një modele me famë botërore e madje ka nisur edhe një markë të sajën të veshjeve.

Foto e saj në sfidë bëri shumë shpejt bujë, duke marrë mbi 400 000 pëlqime në Instagram, duke marrë përgëzime pa fund nga ndjekësit e saj, që janë rreth 2,9 milionë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN