Vrau gjyqtaren Hafizi, burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë ditën e sotme dënimin maksimal për Fadil Kasemi, burgim të përjetshëm, pasi vrau bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildes Hafizi.

Kasemi është dënuar për 3 vepra penale, vrasje me paramendim, rrëmbim personi dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht të vitit 2017 në zonën e “Brrylit” në Tiranë.

“Jam i penduar. Kërkoj drejtësi. I kërkoj falje fëmijëve të mi dhe nuk dua falje nga ata. Dua vetëm të pranojnë ndihma financiare nga hallat dhe xhajat”, u shpreh Fadil Kasemi.

Ndërsa avokati i tij tha në sallën e gjyqit: “Duhet të dënohet maksimumi 25 vite burg, pasi motivet duhet të jenë lehtësuese. Nuk bëhet fjalë vetëm për xhelozi, por bëhet fjalë për tradhti bashkëshortore dhe mosmirënjohje”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN