Balili, më 25 janar vendoset fati i dosjes

Më 25 janar gjykata e krimeve të rënda do të vendosë për fatin e dosjes “Balili”. Pas verifikimit të masës së sigurisë ditën e djeshme, Kelmend Balili pritet të dalë sërish para Gjykatës së Krimeve të Rënda, nga e cila do të përcaktohet edhe fati i dosjes.

Gjyqtarja paraprake do të vendosë nëse çështja do të kalojë për t’u gjykuar në themel, apo do të kalojë për gjykim me aktet që janë në dosje. Kodi i Ri i procedurës penale përcakton se përpara se çështja të gjykohet në themel, nga një trupë prej 5 gjyqtarësh, një gjyqtar i vetëm vendos për veprimet e prokurorisë, nëse janë bërë të gjitha dhe në mënyrë ligjore.

Gjyqtarja Miliana Muça, do të vendosë nëse dosja e Balilit do të kalojë për gjykim ose jo. Në këtë seancë do të verifikohet edhe statusi që do të mbajë i pandehuri në lidhje me katër akuza e ngritura ndaj tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN