Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bayern mposht Hoffenheim, presion Dortmund-it

Nga A2 CNN
18 Janar 2019, 22:42 | Futboll
Bayern mposht Hoffenheim, presion Dortmund-it

Bayern Munchen e nis kampionatin atje ku e kishte lënë, tek fitorja.

Bavarezët mposhtën skuadrën e Hoffenheim 3-1 në javën e 18-të të Bundesliga-s Gjermane. Vendosin, dygolëshi i të riut Gorecka dhe goli i sulmuesit Lewandowski në fundin e takimit, me kampionët që marrin një fitore të rëndësishme në transfertë.

Tashmë, Bayern rrit ndjeshëm presionin ndaj kryesuesve të Dortmund duke shkurtuar diferencën nga kreu në vetëm 3 pikë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë