“Berber lind, nuk bëhesh”… mjeshtri 6-vjeçar që mahnit klientët

Një vogëlush vetëm 6-vjeçar që banon në jug-perëndim të Kinës ka mahnitur mijëra klientë në dyqanin e tij të vogël me aftësitë që shfaq në prerjen e flokëve.

Jiang Hongqi është rritur në një sallon flokësh në Suining, në provincën Sichuan, dhe ka mësuar këtë zanat prej prindërve të tij, para se të merrte gërshërët dhe krehrin vetë në dorë që kur ishte 4 vjeç.

Falë internetit videot e tij janë bërë virale, jo vetëm për shpejtësinë me të cilën përdor veglat e punës, por edhe talentin që shfaq për të modeluar dhe prerë flokët e klientëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN