“Digjet” Australia, valë ekstreme e të nxehtit – A2

“Digjet” Australia, valë ekstreme e të nxehtit

Australianët po vuajnë të nxehtin rekord që ka përfshirë vendin gjate 5 ditëve të fundit. Temperaturat ekstreme mbi 40 grade celsius janë përgjegjëse për zjarret e shumta dhe numrin e lartë të shtrimeve në spital.

Në qytetin e Nona-s në Uellsin e Ri jugor, termometri shënoi 35. 9 gradë celsius gjatë natës, temperatura më e lartë minimale e regjistruar ndonjëherë në Australi. Parashikuesit I krahasojnë kushtet aktuale me valën më të keqe të të nxehtit që është përballur vendi, në vitin 2013, kur temperaturat qëndruan 39 gradë për 7 ditë me radhë.

Dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Australi është 7 janari I vitit 2013 kur temperatura mesatare kombëtare ishte 40.3 gradë celsius.

Shkarkoni aplikacionin e A2