Korçë, vritet 30 vjeçari me plumb në kokë pas sherrit në lokal – A2

Korçë, vritet 30 vjeçari me plumb në kokë pas sherrit në lokal

Ngjarje e rëndë në qytetin e Korçës, ku një 30 vjeçar, i identifikuar si Altin Balliu, nga fshati Slabinjë i Pogradecit është vrarë me një plumb në kokë pas një sherri në një lokal të zonës.

Sipas dëshmitarëve, pas sherrit autori i krimit, i identifikuar si Olger Mustafa, ka qëlluar mbi makinën e viktimës, dhe pasi ai ka dalë nga mjeti, e ka qëlluar në kokë në mënyrë fatale. Mustafa është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. 

Viktima Altin Balliu

Rrethanat që kanë rezultuar në vrasjën tragjike nuk bëhen ende të ditura.

Shkarkoni aplikacionin e A2