Makina garash, autobusë e tanke, Princi që nuk i ndahet timonit | FOTO

Vetëm një ditë më parë Princi Philipp pësoi një aksident me makinë, fatmirësisht duke dalë i padëmtuar prej tij, të paktën sikurse raportoi vetë Pallati Mbretëror. Shumë pikëpyetje u ngritën nëse duhet që një 97-vjeçar të ngasë makinën, qoftë ky edhe burri i Mbretëreshës së Anglisë.

Por mediat britanike tregojnë përmes fotove ndër vite të Princit, se ai gjithmonë ka qenë i apasionuar pas mjeteve motorike, duke u parë shpesh pas timonit të makinave të garave, furgonëve, autobusëve e madje edhe tankeve.

Një pasion ky i hershëm, që kur nxori shëtitje nëpër Londër, në vitin e largët 1939, Princeshën Elizabeth, para se ajo të bëhej bashkëshortja e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN