Malko: Basha nuk krijoi frymë bashkimi

Anëtari “disident” i kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Malko, ndërhyri sot në studio e A2 mbi pritshmëritë për mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Malko u shpreh “skeptik” mbi risitë që do të dalin nga mbledhja, dhe për përmbushjen e pritshmërisë të elementëve kritikë ndaj lidershipit të Lulzim Bashës.  

Malko për nesër parashikon thjesht një rutinë, sepse “Ndryshimet thelbësore nuk vijnë nga ndryshimi i emrave, por nga qasja e saj ndaj elektoratit”.

“Duhet të mësojmë si behën zgjedhjet, një proces zgjedhor i besueshëm brenda strukturave të partisë. Si mund të ndërtojmë institucione të besueshme në shtet kur nuk arrimë të bëjmë brenda partisë?”, përfundon Malko.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN