Merkato e bomberave: Morata-Higuain-Piatek

Merkato e janarit është përqendruar kryesisht te “bomberat”. Chelsea do të shesë Alvaro Moratën, për të cilin Atletico e Madridit ofron 51 milionë euro, megjithatë për sulmuesin interesohet edhe Barcelona.

Pasardhësi i Moratës në “Stamford Bridge” pritet të jetë Gonzalo Higuain, me Chelsea-n që ka gjetur akordin në parim me Juventusin, klubin që zotëron kartonin e lojtarit.

Alvaro Morata drejt Atletico Madrid

Edhe Milani e aprovoi largimin e argjentinasit, pasi ka piketuar Piatek për sulmin. 40 milionë euro për polakun janë një ofertë e kënaqshme për Genoan.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN