Mosrimbursimi i TVSH-së penalizon sipërmarrësit shqiptarë

Mosrimbursimi i TVSH-së ka krijuar penalitete të mëdha për sipërmarrjen shqiptare. Eksperti Violdi Danaj ka komentuar në studion e A2 Business të Aurora Sulçes, arsyet pse qeveria po vonon shlyerjet dhe ndikimin që mungesa e këtyre parave ka tek bizneset.

Sipas Danajt, situata është e përkeqësuar tek eksportuesit, të cilët me mungesën e likuiditetit, po detyrohen të shpenzojnë nga fitimet e tyre. Njëkohësisht, kjo sjell mosrespektimin e kontratave të lidhura me partnerët tregtarë, diçka që shoqërohet me penalitete shtesë.

Kombinuar me efektet e zhvlerësimit të euros, eksperti deklaron se bizneset po marrin masa mbrojtëse si shkurtimi i fuqisë punëtore. Gjatë bisedës u diskutua edhe mbi skemën e mashtrimit me TVSH-në, ku biznese fiktive përfituan 18 miliardë dollarë nga buxheti i shtetit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN