Netflix dhe Amazon zgjerojnë bazën e klientëve

Gjërat janë duke shkuar mirë për të paktën 2 prej pesëshes së gjigandëve të teknologjisë në SHBA. Amazon dhe Netflix kanë raportuar shifra të forta në numrin e abonentëve të tyre.

Amazon regjistroi 100 milionë klientë të shërbimit të saj Prime, që lejon dërgesa të pakove brenda 2 ditëve me kosto të reduktuar. Ky shërbim kushton 119 dollarë në vit dhe përfshin edhe aksesin në filma, muzikë dhe libra online.

Nga ana tjetër, Netflix njoftoi se ka arritur 139 milionë abonentë në mbarë botën, për shërbimin e filmave dhe serialeve.

Raporti vjen në një moment kyç për kompaninë, që njoftoi se do të rrisë tarifat mujore me 1 deri në 2 dollarë.

Rritja e çmimeve dhe baza e fortë e klientëve mund të ndihmojë Netflix në shpenzimet për programacion. Vetëm gjatë 2018 kompania i dedikoi filmave dhe serialeve të reja një buxhet prej 8 miliardë dollarësh. Pas këtyre të dhënave, aksionet e të dyja kompanive u rritën.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN